D-FINITY Global
← Kthehu te D-FINITY
D-Finity Global

Punon me Upwork, Fiverr apo klientë të huaj?
TVSH-ja jote varet nga çdo klient — jo nga një rregull i përgjithshëm.

Klasifikim i saktë sipas ligjit për çdo klient dhe çdo shërbim, faturim e fiskalizim, autofaturim për blerjet nga jashtë, dhe raport financiar mujor — ndërtuar posaçërisht për freelancer me të ardhura ndërkombëtare.

Nga 4.900 lekë/muaj Çmimi varion sipas numrit të faturave/klientëve, platformave, blerjeve nga jashtë dhe kompleksitetit fiskal.
Klient biznes, Suedi
Pa TVSH — Neni 24.1
Klient individ, Zvicër
Me 20% TVSH — Neni 24.2
Klient individ, Kanada (të drejta autori)
Pa TVSH — Neni 30/a
Klasifikuar & deklaruar
✓ D-Finity
"Klienti është jashtë Shqipërisë, pra s'ka TVSH" — supozimi që i kushton më shtrenjtë se sa mendon.
Çfarë përfshin

Gjashtë shtylla, një sistem klasifikimi

Jo "hap NIPT dhe bëj faturë" — një proces që klasifikon saktë çdo klient përpara se të vendoset trajtimi i TVSH-së.

Klasifikimi

Çdo klient & shërbim, veç e veç

Biznes apo individ, vendi, lloji real i shërbimit — sipas Nenit 24, 29 dhe 30 të ligjit, jo supozim.

Faturimi

Faturim & fiskalizim i saktë

Fatura e duhur sipas klasifikimit — me ose pa TVSH, me referencën e saktë ligjore.

Autofaturimi

TVSH mbi blerjet nga jashtë

Adobe, Canva, Meta/Google Ads — identifikuar dhe vetëfaturuar përpara se DPT ta gjejë vetë.

Rakordimi

Payoneer/Wise/PayPal me bankën

Tarifa platforme, diferenca kursi dhe xhiro — të ndara qartë, jo të përziera në një shifër.

Raportimi

Raport financiar mujor

Xhiro, rezultat pas kostove, përzierja B2B/B2C — jo vetëm shifra tatimi.

Nisja

Hapje aktiviteti & forma juridike

Person Fizik si rrugë bazë; orientim kur ka kuptim të kalosh në SHPK.

Dashboard-i financiar

Të njëjtin regjistër që ne e mbajmë për ty

Çdo projekt i klasifikuar veç e veç, jo shifra të përziera — pamja e regjistrit dhe treguesve që merr çdo muaj klienti i paketës.

Xhiro e Rënë Dakord
181,5k L
Rezultat Pas Kostove
156,2k L
% Xhiro nga B2B
44%
TVSH e Mbledhur
9,4k L
KlientiVendiLlojiNeniTVSH
Nordic Studio ABSuediB2B24.1Pa TVSH
Individ privatZvicërB2C24.220%
Individ privatKanadaB2C30/aPa TVSH
🔒 Skedari i plotë, me formula të lidhura automatikisht, i takon klientëve të paketës mujore D-Finity GLOBAL — jo shkarkim publik.
Paketat

Zgjidh sipas kompleksitetit të klientëve

Tre paketa mujore — nga freelanceri me pak klientë B2B te ai me volum të lartë dhe klientë të përzier.

Global Start
Freelancer me pak fatura/klientë, kryesisht biznese (B2B), 1 platformë pagese.
4.900 L / muaj
  • Deri në ~5 fatura/klientë në muaj
  • Kryesisht klientë B2B
  • 1 platformë pagese, 1 valutë
  • Faturim & fiskalizim sipas klasifikimit
  • Deklarata bazë
  • Orientim fiskal fillestar
Fillo me WhatsApp
Global Pro
Volum i lartë, shumë platforma/valuta, klientë B2C të shpeshtë, autofaturime të rregullta ose nënkontraktorë.
Nga14.900 L / muaj
  • Mbi ~15 fatura/klientë në muaj
  • Shumë platforma & valuta
  • Volum i lartë klientësh B2C (klasifikim rast pas rasti)
  • Autofaturime të shpeshta për blerje nga jashtë
  • Bashkëpunëtorë/nënkontraktorë (nëse ka)
  • Raporte më të hollësishme
  • Orientim mbi kalimin në SHPK kur ka kuptim
Fillo me WhatsApp

Agjenci ose ekip freelancerësh?

Ofertë e personalizuar sipas numrit të kontraktorëve dhe strukturës.

Kërko ofertë →

Na trego me kë punon dhe si të paguajnë — të themi saktësisht ku qëndron TVSH-ja jote.

Pa formular, pa pritje. WhatsApp ose email, dhe fillojmë nga situata jote reale.